Eriselda Sefa do të jetë kryebashkiakja e re e Lushnjës. Emërimi i saj në këtë post vjen pak ditë pasi ish-kryebashkiaku socialist Fatos Tushe u arr estua nga Prokuroria SPeciale SPAK, nën ak uzën e ko rrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Menjëherë pas arr estimit, kryeministri Rama u distancua nga Fatos Tushe dhe firmosi shkarkimin e tij nga detyra.
Në garë për kryetar të Bashkisë së Lushnjës ishte dhe nënkryetari tjetër Gentian Nushi, por ai u tërhoq nga gara dhe nuk pranoi të zgjidhej kryebashkiak, pasi mban postin e kryetarit të PS. Me 24 vota pro, Këshilli Bashkiak ka zgjedhur Eriselda Sefën si kryetare të re.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!