Categories: Lajme

Mësimi në shkolla fillon dy javë para datës zyrtare, zbulohet se cila është arsyeja e vendimit

Mësimi në shkolla do të fillojë dy javë para datës së përcaktuar, 13 shtator, për të rikuperuar mangësitë e krijuara nga mësimi online.

Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) në bashkëpunim me MASR dhe “UNICEF Albania” organizuan një konferencë kombëtare për të analizuar arritjet, prioritetet dhe sfidat në politikat arsimore në lidhje me zotërimin e kompetencave të të nxënit dhe me zhvillimin profesional të mësuesve.

Gjatë kësaj konference u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet për të diskutuar më tej rreth ndërhyrjeve të mundshme në sistemin arsimor.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministra Evis Kushi falënderoi mësuesit dhe ekspertët e arsimit për punën, këmbënguljen dhe solidaritetin e treguar gjatë këtij viti shumë të vështirë për arsimin. Ajo foli për plotësimin e mangësive të njohurive të nxënësve përgjatë këtij viti shkollor:

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësi në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”, është shprehur ministrja gjatë fjalës së saj.

Kushi u shpreh se është bërë një punë kolosale edhe për të afruar sistemin arsimor me vendet më të zhvilluara, ku kurrikula e zbatuar është pikërisht ajo e bazuar në kompetenca.

“Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

Më tej, Ministrja Kushi u shpreh se arsimi është një nga sektorët që po pëson ndryshimet më të mëdha, siç janë ndryshimet në teknologjinë e mësimdhënies, tregun e punës, marrëdhëniet sociale.

“Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë”- nënvizoi ministrja.

Më tej ajo shtoi se këto ndryshime kërkojnë njerëz që mësojnë gjatë gjithë jetës, që përdorin mirë teknologjinë dhe që zhvillojnë mendimin kritik.

“Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha ministrja.

Kushi falënderoi gjithashtu ASCAP dhe partnerët zhvillimorë, si UNICEF Albania, UNESCO, OECD, dhe KLSH për vlerësimet, sugjerimet dhe rekomandimet që kanë bërë në mbështetje për përmirësimin e punës në arsim.

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

6 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

7 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

9 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

9 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

10 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago