Mësojini tani! Këto janë 7 aftësitë që duhet t’i keni që të fitoni një intervistë pune

Gjetja e një pune nuk ka të bëjë vetëm me atë se a mund ta bëjnë kandidatët punën apo jo, por gjithashtu edhe sa mirë ia dilni në intervistën e punës. Intervistimi përfshinë një tërësi të aftësive që nevojiten në punën për të cilën po kandidoni por, nganjëherë ka edhe mbivendosje të tyre. E pavarësisht nëse mendoni që nuk jeni të mirë në intervistim, lajmi i mirë është që mund t’i përvetësoni të gjitha aftësitë dhe njohuritë që ju duhen për të shkëlqyer në intervistën e punës.

Po ndajmë me ju shtatë aftësi që ju bëjnë të diferencoheni nga kandidatët e tjerë, sa mirë përgjigjeni në pyetje dhe sa mirë shkon intervista juaj në përgjithësi.

Hulumtimi

Nëse e keni një intervistë dhe po përgatiteni duke kërkuar në internet për burime të duhura, atëherë urime, jeni në rrugën e drejtë! Kjo do të thotë që ju jeni person i cili do të hulumtojë edhe për kompaninë të cilën keni aplikuar. Pas kësaj do të jeni në gjendje të përgjigjeni të sigurt në pyetjen e intervistuesve “Pse jeni interesuar për kompaninë tonë?”

Si të vazhdoni t’i përdorni aftësitë kërkimore për intervistë? Shfletoni faqet e kompanisë në internet! Kompanitë zakonisht e kanë një rubrikë “rreth nesh” në të cilën shkruajnë për kompaninë në veçanti. Pastaj, shfletoni edhe faqet në rrjete sociale në të cilën kompani ka postuar! Ka madje kompani që publikojnë artikuj apo intervista me punonjësit e saj.

Një hap tjetër i hulumtimit përpara intervistës është edhe të mësoni rreth prejardhjeve të intervistuesve tuaj, nëse i njihni ata, duke i kërkuar nëpër rrjete sociale! Më në fund, për të qenë më të përgatitur, lexoni pak mbi konkurrentët e kompanisë për të parë se me cilat sfida mund të përballen shefi dhe kolegët tuaj të ardhshëm dhe, mendoni se çfarë mund t’i sillni kompanisë për t’i ndihmuar në adresimin e tyre!

Bisedat e zakonshme

Bisedat e vogla dhe të zakonshme mund të duken të parëndësishme kur shkoni në një intervistë të punës, por gaboheni! Krijoni shkëmbime të tilla të qëlluara dhe do të mbaheni mend gjatë! Por ky nuk është qëllimi vetëm i kësaj bisede, kjo ka të bëjë që personi përballë teje të ndihet rehat me ju. P.sh., kur po shëtisni nëpër zyrë komentoni ndonjë detaj që po e vëreni! Nëse edhe kjo dështon është mirë që t’i keni gati disa pyetje të lehta dhe të hapura për t’i bërë më intervistuesit.

Rrëfimi i tregimeve

Tregimtarët e mirë të historive mund të tregojnë një rrëfim të gjerë dhe gjithëpërfshirës të karrierës së tyre. Kini parasysh disa pika si përvojat personale, aftësitë ose cilësitë si dhe ndonjë ngjarje, dhe lidhni ato bashkë në mënyrë që ta krijoni një tregim në mënyrë të njëtrajtshme! Zgjoni ato rrëfime që kanë të bëjnë me punën për të cilën po aplikoni!

Dëgjimi aktiv

Dëgjimi aktiv nuk ka të bëjë vetëm me dëgjimin e përmbajtjes, ai shkon përtej saj. Pra ai gjithashtu përqendrohet në qëllimin dhe ndjenjat e folësit. Dëgjimi aktiv është i dobishëm në të gjitha sferat, prandaj as në intervista nuk duhet të bëjë përjashtim.

Me të do ta kuptoni se cilat pika janë më të rëndësishme për intervistuesin tuaj si dhe mund ta kuptoni deri në një farë mase sa mirë po shkon biseda dhe sa shpesh po pajtohet punëdhënësi me ju. Por pjesa më e rëndësishme është që të jeni duke i dëgjuar derisa ata flasin, në të kundërtën nëse ndërhyni gjatë gjithë kohës që ata flasin do t’i irritoni ata.

Komunikimi jo verbal

Komunikimi jo verbal shkon përkrah me dëgjimin aktiv. Në fakt ofrimi i shenjave jo verbale është pjesë themelore e dëgjimit aktiv. Gjatë intervistës kujdesuni që ta mbani kontaktin me sy! Por nuk duhet që ta humbisni personalitetin tuaj duke u munduar që të jeni shumë profesionistë. Kur diskutoni për diçka zbavitëse është mirë të qeshni ose të paktën të buzëqeshni! Pohoni me kokë derisa intervistuesi flet në çështjet në të cilat po pajtoheni, ose kur ata shpjegojnë diçka dhe ju tentoni që t’iu tregoni që jeni duke i kuptuar!

Emaptia

Ndjeshmëria është një pjesë thelbësore e “inteligjencës emocionale” që përfshin vënien e vetes në vend të të tjerëve, përpjekjen për të kuptuar se si ndihen ata dhe përgjigjen me bujari dhe hir. Në një intervistë pune, në vend që të mendoni vetëm për pagën e lartë, titullin më të mirë apo ndjenjën e përmbushjes, merrni parasysh edhe atë që mund t’i ofroni kompanisë! Kompanitë punësojnë mbi të gjitha sepse kanë problem për të zgjidhur, qoftë problem teknik, apo për ta ndarë ndonjë ngarkesë mes punonjësve.

Të flasësh me besim

Aftësia e fundit që i lidhë të gjitha aftësitë tuaja të intervistës së bashku, është thjesht të flasësh me vetëbesim. Ju dëshironi që menaxheri i punësimit të ndihet i sigurt në aftësitë tuaja dhe kjo fillon me mënyrën e të folurit. Mund të duket mjaft shqetësuese në fillim, por mund të përvetësohet me praktikë!

Kujtojani vetes që qëllimi juaj në një intervistë është të tingëllojë i qetë, por kurioz. Të folurit me një ritëm të matur do të ndihmojë në qetësinë e tingullit. Nëse keni tendencë të flisni pak shpejt kur jeni nervoz, praktikoni të flisni pak më ngadalë se normalja, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP