Ish-kryeminstri Sali Berisha e konfirmon për herë të parë, ai do të jetë në shtator në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë! Për shpalljen “non-grata” nga Amerika, ai tha se është bërë nga akuzat e miliarderit George Soros.
“Mezi po pres. Mos harroni të nderuar se jam themelues i Parlamentit pluralist”, tha Berisha kur u pyet nga gazetarët, nëse në shtator do shkonte në Kuvend.
Për betejën e tij ligjore kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Berisha tha se nëse ai nxjerr qoftë dhe një të dhënë që ai është i përfshirë në korrupsion, atëherë ai do të marrë vednimin e tij për tërheqjen nga politika.
“Sali Berisha është njeriu i vendimeve”, tha ai.
“Beteja ime ligjore po ecën. Ju e kuptoni që procedurat ligjore nuk janë procedura emergjence. Unë kam besim te avokati im. Aftësitë e tij janë të konfirmuara tashmë. Janë hapat final para dorëzimit te gjykatësi. Ai pastaj ka fjalën e tij. Por unë qëndroj i vendosur dhe besimplot te drejtësia, për t’i dhënë mundësi kujtdo në botë që të paraqes një provë të vetme.
Janë shkruar nën mashtrime të multimiliarderit Xhorxh Soros, me të cilët kam përballje shumë të forta që nga viti 1992, dhe janë krenar për to. Jo zoti Blinken, po nëse një njeri në këtë botë nxjerr një të dhënë të vetme, Sali Berisha është njeriu i vendimeve”, tha ish-kryeministri, teksa doli nga Pallati i Kongreseve ku po mban punimet Kuvendi Kombëtar i PD.
Më tej, Berisha foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe bashkimin e demokratëve për të rrëzuar Edi Ramën.
“Nuk ka diskutim që këto ishin zgjedhje të një regjimi mafioz. Por, detyra e cdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos lënë gurë pa kthyer e përpjekje pa bërë, për të përmbysur sa më shpejt narkoshtetin e vetëm në Europë. Asnjë vend tjetër në Europë nuk ka narkoshtet si në Shqipëri.
Opozita është sot në një situatë jo të favorshme. Ajo ka një armatë prej 730 miëj shqiptarësh, të cilave kreu i meduzës nuk ua grabiti dot votën. Dueht t’i shihni gjërat në kompleksin e tyre. E sigurt është që cdo demokrat dhe opozitar do thotë fjalën e tij fuqishëm. Thirrja ime është kjo: Jo dëshpërim, sepse jemi 710 mijë. Jemi një armatë e fuqishme. Mjafton të përballemi me regjimin më të urryer pas atij të Enver Hoxhës”, përmbylli Sali Berisha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!