Mini-Shengeni Ballkani, flet ish-ministri i Jashtëm: Duhet parë me kujdes, në mos me frìkë

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka komentuar në emisionin “Log” në ABC News zhvillimet e fundit të të ashtuquajturi minishengeni Ballkanik. Milo deklaroi se kjo është një nismë e vjetër e Xhorxh Soros, e rizgjuar në kohën që Serbinë e udhëheq Alekasandër Vuçiç dhe Shqipërinë Edi Rama.

Ish-ministri i Jashtëm zbuloi gjatë bisedës se Soros ia ka propozuar atij vetë si ministër Mini-Shengenin, që në vitin 1999, por kjo nuk është pranuar nga Shqipëria në atë kohë!

Në një intervistë tjetër në TV Ora ku u trajtua kjo temë, Milo deklaroi se vendi ynë duhet të jetë shumë i kujdesshëm me këtë projekt, pasi rrezikon që tregu shqiptar të kthehet në një shtojcë të atij serb.

“Ky Mini-Shengen është një proces që ka ndodhur, nuk është hera e parë që zbatohet në Ballkanin Perëndimor, është bërë edhe në vendet skandinave. Unë e shoh, ndonëse ideja mund të jetë e drejtë, se i përgatit këto vende për hapjen e negociatave. Në kushtet ku ndodhet Ballkani Perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim, duhet parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpamje është më e fortë se ne. Ka rrezik që tregu shqiptar të shërbejë si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës mund të mos kenë vend, ndërkohë që mallrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare. Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurt se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë. Ne nuk kishim nevojë për këtë marrëveshje, pasi lëvizim të lirë, jemi pjesë e Shengenit”, deklaroi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes