Ministria e Shëndetësisë konfirmoi variantin Delta të virusit në vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 13:00

Një ditë pas konfirmimit zyrtar të variantit Delta të COVID-19 në vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë lëvizjen urgjente.

Komiteti njofton se do të mblidhet sot në orën 13:00 ku do të diskutojë për variantin Delta, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshim të masave anti- COVID.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes