Misteri i deputetit në dosjen e SPAK/ Rusta: S’është Braçe ai që përmendet, e dinë mirë qytetarët

Gazetari Arsen Rusta tha se personi që përmendet si “B” në dosjen e Lushnjes, nuk është zv.kryeministri Erion Braçe. I ftuar në emisionin “Shqip”, ai tha se bëhet fjalë për dosjen e Ibrahim Lamit, të cilin shkurt e thërrasin “Braçe”. Ai shtoi se politikani i lartë i përmendur në dosje, nuk është më pjesë e hetimit, pasi çështja ndaj tij është pushuar.

PJESË NGA BISEDA:

Gazetari Rusta: Nuk është Braçe deputeti që përmendet

Rusta: Në fakt një dosje quhet “Braçe”, është ajo e Ibrahim Lamit që shumica e thërrasin Braçe. Jo për të kundërshtuar Berishën, por për rastin në fjalë nuk bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Braçe. Është një tjetër politikan i lartë, të cilit iu pushua çështja për arsye të tjera, jo politike.

Sepse ka vde kur?

Rusta: Nuk dua të flas më shumë, do dalë emri gjithsesi, qytetarët e dinë. Po të lexosh komentet e qytetarëve, ata e kanë treguar kush është. Qytetarët ndonjëherë dinë më shumë se gazetarët dhe se prokurorët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes