Të paktën 10 persona raportohet të kenë vd ekur si pasojë e një aksi denti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci. Media kroate index.hr ka bërë të ditur se 45 persona janë pranuar në spital pasi kanë mbetur të pla gosur në aksi dent.
Drejtori i spitalit, Josip Samardžić, ka thënë se 45 persona janë pranuar në spital që nga mëngjesi, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksi denti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod.
Ndërsa, tetë prej tyre janë pla gosur rëndë. Këtë mëngjes rreth orës 06:20 në autostradën afër Slavonski Brod, pranë stendave të taksave në korsinë jugore, një autobus me targa të Kosovës ka dal nga rruga, si pasojë 10 persona kanë vd ekur.
Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëf yer për rastin, të cilin e ka vlerësuar nga më të rëndat deri tani.
“Unë kam qenë në shumë aksi dente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksi dentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vd ekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!