Modelja 33 vjeçare ra nga kati i 12-të, familja e saj habit me deklaratën

Një modele ka gjetur vde kjen në mënyrë misterioze pas rënies nga apartamenti i saj në katin e 12-të, por familja e saj insiston se nuk mund të jetë një vet ëvr asje.

33 vjeçarja Nayara Vit, ra drejt vdekjes në kryeqytetin kilen Santiago, më 7 korrik, ndërsa bashkëshorti i saj pretendon se ishte ulur në dhomën e ndenies kur ajo kishte dalë në ballkon dhe ishte lëshuar vetë poshtë.

Vajza e saj katër-vjeçare tha se kishte dëgjuar të ëmën të ulë riste para rënies, sipas mediave.

Sipas gazetarit Sergio Puga, kushëri i viktimës, bashkëshorti i Nayara, Rodrigo Del Valle Mijac, kishte thërritur avokatin e tij pak pas tra gjedisë, e cila kishte ndodhur një ditë pas ditëlindjes së saj të 33-të.

Puga ka bërë thirrje për një hetim të plotë mbi vde kjen e modeles ndërsa e ëma e Nayaras, Eliane Vit, gjithashtu insiston se e bija nuk ka kryer vetërvasje.

Famija e Nayara nuk kanë udhëtuar ende drejt kryeqytetit kilen prej kufizimeve të udhëtimit të pandemisë por komunikojnë me anë të ambasadës vendase.

Modelja ishte me origjinë nga qyteti brazilian Cuiaba, dhe njihej për paraqitjet në programin televiziv kilen ‘Toc Show’ në TV+.

Nayara ishte e lindur nga një baba libanez dhe nënë spanjolle dhe jetonte prej 16 vjetësh në Santiago. Ajo lë pas bijën e saj katër vjeçare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes