Këto janë momentet shokuese kur një arkë me fishekzjarre të festës së 4 korrikut në SHBA shpërthyen para kohë në plazhin e Ocean City.
Shpërthimi dramatik u kap në kamera nga plazhistët, shumica e te cileve që vraponin për t’u strehuar.
Pamjet tregonin shtëllunga të mëdha tymi në zonën e shpërthimit, i cili ndodhi pak para lëshimit për festën e pavarësisë më 4 korrik.
Zjarrfikësat e qytetit Ocean City thanë se kishte ndodhur një “shkarkim i paqëllimshëm fishekzjarresh para lëshimit të planifikuar në plazhin e qytetit, por nuk u shkaktuan plagosje ndaj pushuesve apo kalimtarëve. Një punonjës i kompanisë së fishekzjarreve pësoi disa plagë të vogla por refuzoi të dërgohej në spital.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!