Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka treguar se pas lindjes është përballur me shumë besëtytni duke i thënë të mos i publikojë foto të vajzës apo të mos bëjë gjëra të caktuara. Aktorja tregon se këto i kanë dhënë shumë stres sepse nuk i beson besëtytnive dhe kjo është arsyeja pse publikoi menjëherë foto me vajzën në rrjete sociale.
“Vij nga një familje që beson shumë në besëtytni, por unë vetë kam zgjedhur të mos besoj në to, mos bazohem fare në to. Sidomos tani në prindërim, në rritjen e Galës më kanë dhënë një stres të paparë dhe kam zgjedhur mos t’i besojë. Më thoshin mos e filmo, mos i bëj foto kur është në gjumë, mos i pri thonjtë natën, mos e nxirr para pasqyrës, nuk duhet të dalësh 40 ditë.
Për mendimin tim nuk mund të lejoj që gjërat që nuk janë të vërtetueshme, nuk kanë një shpjegim, të më stresojnë ditën. Fakti qe kam zgjedhur ta publikojë Galën, ta tregojë imazhin e saj, nuk besoj as tek syri i keq, nuk kam pse të mos e ndaj gëzimin tim, gëzimin e ardhjes në jetë të vajzës dhe ta mbajë të fshehur. Të gjitha këto janë mendimet e mia, por doja ta ndaja me ju këtë fakt, sepse ndonjëherë krijojmë strese, pak delikate jemi pas lindjes dhe pak besëtytnitë që na rëndojnë. Unë mendoj që nuk duhet të bazohemi fare tek to dhe të shijojmë bebushat”, shprehet Eliona.
ë postimin e rradhës ajo i bën thirrje njerëzve të mos i stresojnë nënat me këto besëtytni duke publikuar edhe mesazhet që i kanë ardhur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!