Dashi
Ky muaj do të nisë në mënyrë mjaft interesante, veçanërisht sa i takon projekteve të reja lidhur me punën. Ndonëse shumica e cilëson si periudhë pushimesh, për ju, kjo është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Situata sentimentale mbetet kaotike, për shkak se jeni të pakënaqur, madje mund të ketë edhe tensione.
Demi
Do të jetë për ju një javë mjaft pozitive, sidomos pasi Venusi do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Bëni mirë që të pranoni ndryshimet, edhe pse mund të mos i dëshironi.
Binjakët
Do të jeni të mbushur me energji dhe gjithë grintë gjatë kësaj jave. Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke bërë që muaji të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të nisë për ju një verë e mbarë! Nga pikëpamja profesionale, do ju duhet që të hiqni dorë nga diçka.
Gaforrja
Do të ndiheni shumë të motivuar gjatë kësaj dite. Megjithatë përballë një projekti të ri, do të keni frikë se mos gaboni. Dashuria do të rikthehet protagoniste e të lindurve të kësaj shenje, bashkë me muajin e ri. Kështu që nëse ka pasur probleme apo keqkuptime, do të vijë momenti i rikuperimit. Ndërsa për ata që janë vetëm, nuk do të mungojnë mundësitë.
Luani
Kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme për ju! Do të keni mundësi që të dilni në pah dhe të vini në dukje gjërat për të cilat jeni të zotët. Yjet janë në anën tuaj, por nuk duhet të gaboni dhe të krijoni armiq. Shmangni humbjen e kohës me persona që nuk e meritojnë.
Virgjëresha
Do të jetoni një javë aspak në ritmin e duhur! Do të ndiheni mjaft konfuz, edhe sepse në raportin në çift keni përjetuar shumë tensione. Ju shpesh prireni që t’iu organizoni jetën të tjerëve, sidomos partnerit/es, dhe kjo gjë mund ta acarojë së tepërmi. Sa i takon punës, situata nuk do të jetë shumë e favorshme.
Peshorja
Dita e parë e muajit do ju gjejë të dekurajuar. Në sferën profesionale do të keni ndjesinë e ecjes në zbrazëti, duke u ndjerë sikur rrugët nuk iu çojnë askund. Ky është një moment kalimtar, ndaj bëni durim. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që tensionet e punës të mos i reflektoni në dashuri.
Akrepi
Do të jetë për ju një javë mjaft e rëndësishme, sidomos sa i takon situatave të mjegullta. Kjo pasi në punë, mund të hasni në probleme. Ndërkohë në raport me të tjerët, situata do të jetë më e përmirësuar.
Shigjetari
Kjo e enjte nuk do të jetë aspak ideale, ku mund të ndiheni disi të turbullt. Mos u dekurajoni, pasi gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. Në dashuri këshillohet që ti shprehni hapur ndjenjat. Lidhur me situatën ekonomike, planetet do ju vijnë në ndihmë.
Bricjapi
Ky muaj do të nisë i mbushur me dyshime, sa i takon raporteve me të tjerët. Nëse kohëve të fundit keni përjetuar një krizë në dashuri, gjatë këtyre ditëve mund të kthehen tensionet. Jeni të prirur që të mos harroni dhe as të kaloni traumat lidhur me sferën sentimentale. Nëse vini re se diçka nuk funksionon, nuk dini që të shtireni.
Ujori
Do të nisë për ju një fazë mjaft konfuze. Megjithatë duhet të qartësoheni me veten, edhe për të kuptuar se çfarë dëshironi realisht. Edhe në sferën profesionale ka diçka që nuk ju lë të qetë. Mundohuni që ta kaloni sa më parë këtë periudhë dhe të mos reagoni të acaruar.
Peshqit
Mund të përballeni me pasojat e disa veprimeve tuaja. Shpesh ju ndodh që ta gjeni veten të përfshirë në situata negative. Nëse për ju një histori dashurie nuk është e mbushur me emocione të forta, mund të distancoheni dhe të përjetoni shumë ankth. Yjet ju ftojnë që të arsyetoni në mënyrë më të qentë, edhe sepse Venusi do ju ndihmojë që ti peshoni mirë gjërat
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!