Janë publikuar pamjet, kur një tifoz gjysmë i zhveshur u fut në fushë, në stadiumin e Wembly, teksa luhej finalja e madhe e “Euro2020” mes Anglisë dhe Italisë.
Incidenti u regjistrua në minutën e 88-të, ku tifozi u fut në fushë duke vrapuar, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për pak minuta.
Gjatë transmetimit të ndeshjes kamerat nuk e kanë fokusuar tifozin që po vraponte në fushë.
Por tanimë kanë dalë pamjet nga vrapimi i tij në fushën e Wembleyt dhe tifozi në fjalë ka dhuruar spektakël.
Atë nuk mund ta kapnin punëtorët e sigurimit, ndërsa njëri prej tyre ishte rrëzuar.
Gjithsesi, rrëzimi i sigurimit solli të qeshura edhe te lojtarët, por edhe te tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=40&v=tJnOCMy_zq0&feature=emb_title
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!