Ndërron jetë 59-vjeçari në Vlorë, e zë korenti teksa po lidhte telat

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike kur po rregullonte vetë disa tela të këputur në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”.

Punimi në kabujt elektrikë, pa kontaktuar një specialist, rezultoi fatale për shtetasin me iniciale Y.B.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”, shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes