Categories: Lajme|Sport

Ndeshja Itali- Spanjë, publikohen formacionet, statistikat dhe mungesat

Italia dhe Spanja do të takohen në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020. Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Wembley Stadium” në Londër. Për këtë sfidë, Italia do të jetë pa Lorenzo Pellegrinin dhe Leonardo Spianzzolan, që janë të lënduar, derisa Alsessandro Florenzi është në dyshime. Në anën tjetër, Spanja do të ketë dyshime për përfshirjen e Pablo Sarabias që po ashtu është i lënduar.

Analizë

Italia; Spinazzola e ka përfunduar para kohe këtë Kampionat Evropian, shkaku i lëndimit që pësoi në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës dhe tani do të zëvendësohet nga Emerson Palmieri. Pellegrini do të humbë po ashtu takimin me Spanjën, me Florenzin që është ende në dyshime.

Roberto Mancini ka një vendim për të marrë në fazën e s ulmit, Ciro Immobile kishte një paraqitje të dobët nga belgëve, andaj në vend të tij mund të startojë Andrea Belotti.

Spanja; Sarabia ende nuk dihet nëse do të luajë në këtë takim, shkaku i lëndimit të pësuar ndaj Zvicrës, andaj Ferran Torres mund të luajë në krah. Për fazën e mbrojtjes, Luis Enrique pritet të startojë me Pau Torres në vend të Eric Garcia, që do të jetë partner i Aymeric Laportes.

Gerard Moreno shpërdoroi mundësinë e tij ndaj Zvicrës, duke lëshuar shumë shanse për gol, e Alvaro Morata do të startojë.

Statistika; Italia ka fituar 14 nga 15 takimet e fundit në Kampionatin Evropian. Spanja është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian. Azzurët kanë fituar që të dy pjesë në gjashtë nga tetë takimet e tyre të fundit në Kampionatin Evropian.

Italia është e pamposhtur ndaj spanjollëve në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat. Italia ka shënuar nën 2.5 gola në tre takimet e tyre të fundit me Spanjën në të gjitha garat.

Parashikim: Italia pritet të fitojë me dy gola epërsi ndaj Spanjës. Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma, Emerson, Chiellini, Bonuçi, Lorenzo, Verratti, Barella, Jorginho, Insigne, Chiesa, Immobile. Formacioni i mundshëm i Spanjës: Simon, Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Alba, Pedri, Busquets, Koke, Olmo, Ferran Torres, Morata. /Telegrafi/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

21 mins ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

53 mins ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

2 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

24 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

1 day ago