Një nga vik timat në Turqi, nga zjarri masiv, është Şahin Akdemir, 25 vjeçari nga Marmaris. Mësohet se i riu kishte ndihmuar vullnetarisht ekipet e zjarrfikësve për të shuar zjarret, por nu kia kishte dalë të rezistonte më shumë.
Mediat turke shkruajnë se për dy ditë ai u kishte dërguar ujë zjarrfikësve me motorin e tij dhe në postimin e fundit para së të humbiste jetën, ai kishte bërë thirrje që ata të ndihmoheshin.
Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe dy persona, Osman dhe Şehri Kardaş, të cilët u gjetën të shkrumbuar në kuzhinë dhe tualet dhe dyert ishin të kyçura në momentin e zjarrit.
Në një rrëfim për CNN Turk i biri rrëfen mes lotëve se i ati e kishte marrë në telefon për t’i thënë se shtëpia ishte rrethuar nga flakët dhe kishte nevojë për ndihmë. “Biri im nxito”, ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i ati.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!