Kejvina Kthella ka qenë këto ditë në Bodrum të Turqisë dhe ka përjetuar nga afër situatën e vështirë me zjarrin që ka kapluar vendin. Pushuesit janë detyruar të largohen, ndërkohë që katër persona kanë humbur jetën.
Pjesë e këtyre pushuesve ka qenë dhe Kejvina, e cila është shoqëruar nga i dashuri i saj. Këngëtarja serbe, Jelena Karleusa ka rastisur në të njëjtin hotel modelen shqiptare.
Ajo ka bërë një video për t’iu treguar ndjekësve situatën në vend dhe gjatë këtij momenti ka zbuluar dhe partnerin e Kejvinës. Në videon e publikuar nga ajo, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, teksa partneri mundohet ta qetësojë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!