I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, avokati Sparatak Ngjela, foli për Reformën në Drejtësi, por bëri dhe një koment mbi finalen e “Euro 2020”.
Pikë së pari, Ngjela tha se për të pasur gjykata totalisht të pastra, duhet të presim ende.
Ndërsa sa i përket ndeshjes, ai deklaroi se është tifoz i Anglisë. Avokati parashikoi, se sfida del ose 1 me 1 dhe vendoset nga pika e bardhë e penalltisë, ose fitojnë pastër “Tre Luanët” me rezultatin tre me zero.
Reforma në Drejtësi po bën pastrimin, por ka edhe vështirësi. Sa kohë duhet të kemi gjykata të pastruara?
Spartak Ngjela: Mos prisni që të bëhet shpejt. Do të bëhet më shpejt nga se u bë korrupsioni. Kjo është luftë kundër pushtetuesit, do të ketë sakrifica, vonesa në gjyq. Më mirë të kemi vonesa dhe të vendoset drejtësia, sesa të lemë korrupsionin dhe ta marrë gjyqin ai që paguan.
Ju vetë si jetoni nga 8 vite më parë?
Spartak Ngjela: Unë s’jam rrogëtar. Unë po flas për rrogëtarët, jo për biznesin. Ai është i gjithi me lëvizje korruptive. Unë them shqiptarët, unë jam privat.
Ju kam parë të angazhuar me sportin, është finalja, kush do të fitojë?
Spartak Ngjela: Ka momente të caktuara që nuk eliminohet tifozllëku, ajo eliminohet kur ke rezultatin. Kështu e bëjnë tifozët, e shohin që skuadra tjetër është superiore dhe gjejnë justifikime, nuk pranojnë humbjen. Mua do të më pyesësh pas ndeshjes, në këto momente pres të fitojë Anglia. Del ose 1 me 1, ose 3 me zero Anglia.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!