Gjermania është duke përjetuar katastrofën natyrore të përmbytjeve në vend, ku deri më tani numri i vi kti ma ve ka shkuar në 120 dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Por shqetësimi është rritur pasi shumë shqiptarë punojnë dhe jetojnë prej vitesh atje.
Një studente shqiptare e cila jeton në Ëuppertal, qytet në landin e Nordrhein-Ëestfalen, një nga më të pr ekurit nga përmbytjet, thotë se situata është kaotike dhe se bodrumet e shumë shtëpive janë mbushur me ujë.
“Dëmet janë të mëdha, është një katastrofë natyrore. Këtu është bllokuar çdo gjë, ka shumë dëme materiale dhe bodrumet janë të bllokuara e të mbushura me ujë, çka paraqet rrezik pasi aty mund të ketë energji elektrike. Këtu ka shumë shqiptarë, dy prej shoqeve të mia kanë fjetur tek unë pasi shtëpia e tyre ishte mbushur komplet me ujë”, thotë për Top Channel Theranda Lamaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!