Nën ‘ethet’ e variantit Delta, ky shtet do aplikojë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka bërë me dije se Izraeli do të fillojë aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID për qytetarët mbi 60 vjeç.

Duke filluar nga dita e dielë qytetarët do të kenë mundësi të marrin dozën e tretë, ndërkohë që rreth 55% e popullsisë izraelite i ka marrë dy doza të vaksinës.

“U bëj thirrje njerëzve të moshuar që tashmë janë vaksinuar, të marrin edhe dozën shtesë. Mbrojeni veten. Vendimi për dozën e tretë u bazua në kërkime dhe analiza të konsiderueshme, si dhe në rritjen e rrezikut nga varianti Delta”, tha Bennett.

I pari që do të marrë dozën e tretë të vaskinës do të jetë presidenti Isaac Herzog.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP