Një konflikt ka ndodhur në Shëngjin të Lezhës, mes dy familjeve për shfrytëzimin e plazhit. Për fjalë për një sipërfaqe 900 m2 në bregdet, e cila shfrytëzohet nga banorët e një ndërtesë, bazuar në marrëveshjen e bërë me kontraktorin. Një prej pronarëve, Gëzim Bushati ka denoncuar problemin në “Fax”, duke bërë me dije se ka marrë leje për të shfrytëzuar zonën ku edhe ka ngritur biznesin por tanimë një tjetër pronar është shfaqur dhe kërkon largimin e tyre. Gruaja e tij Kostanca Bushati e ka pranuar se për një pjesë toke ka pasur letra false pa dijeninë e tyre, por kanë lejuar që shteti ta shembë ndërtesën e bërë.
“Jam Konstanca Bushati, pronarja e këtij objekti. Kemi 10 vjet që kemi blerë këtë tokë. Kemi pasur një biznes të vogël, Policia na e ka shembur. Kemi rënë dakord. Kemi pasur një certifikatë pronësie, e cila ka qenë falso. Ne nuk kemi pasur dijeni, ata që e kanë lëshuar kanë bërë burg. Të tillë dokument e ka David Ndoka dhe nuk lë pjesë shfrtyëzimi për asnjë tjetër,-“-tha ajo.
Ndërkohë bashkëshorti i saj ka bërë me dije se ka paguar taksa në Bashki për pjesën e shfrytëzuar, madje për problemin ka njoftuar kryepolicin Ardi Veliu dhe kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi se nëse instancat nuki ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit, gjendja mund të përfundojë njëjtë si në Velipojë pak javë më parë.
“5 vite më parë e kemi shfrytëzuar tokën. Kemi paguar taksat në bashki rregullisht para 5 vitesh një njeri me pushtet zaptoi 12 mijë m2 tokë. Por tani prej 5 vitesh nuk mund ta ushtroj aktivitetin me burrin tim që e ka ndërtuar vetë këtë objekt vite më parë. I kemi dërguar letër Ardi Veliut dhe Edi Ramës. Kam aplikuar në e-albania që në maj dhe nuk ka përgjigje. Nëse nuk ndërhyhet do të bëhet më keq se sa në Velipojë. Për këtë çështje më kanë pla gosur para 3 vitesh,”-shtoi ai.
Familja Ndoka ka reaguar gjithashtu për çështjen në fjalë, duke pretenduar se edhe ata janë në rregull me shtetin, madje që nesër do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të lëshuar tokën me qera.
“Kemi aplikuar në qershor për plazhin. Kam qenë e rregullt me shtetin me dokumentet. Nesër do vendos shezlongët në tokën që më takon se e paguaj tokën me qira te pronari jam në rregull.”
Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Policia e Lezhës për zgjidhjen e problemit mes pronarëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!