Nesër ‘Fèrri’ zbret në tokë / Meteorologët ngrenë alarmin: Bëni kujdes, temperatura do të arrijë deri në 42 gradë celsius

Nesër pritet të ketë një rikthim të motit ekstremisht të nxehtë, ku temperaturat në disa qytete të vendit do të arrijnë vlerat deri në 42 gradë/celsius, ndër të cilat përmendim Elbasanin, Gjirokastrën dhe Beratin.

Sipas meteorologut, Hakil Osmani nga ‘Meteoalb’, temperaturat e larta do të jenë prezente edhe në zonat bregdetare, ku do të kapin vlerën e 37-38 gradëve, ndërsa në zonat malore pritet të ketë po ashtu temperatura të larta, duke pasur parasysh karakteristikat e këtyre zonave, që do të kapin vlerën e 35-36 gradëve.

Osmani bën me dije se zonat më të freskëta do të jenë ato në juglindje të vendit, ndërsa bëri me dije se në zonat malore do të ketë edhe reshje shiu, kryesisht në majat e larta.

Gjithashtu Kosova dhe Maqedonia do të jenë në ndikimin e masave ajërore të qëndrueshme ku temperaturat në Kosovë do të shkojnë në 39 gradë dhe në Maqedoninë e Veriut deri në 40 gradë.

Osmani ka dhënë edhe disa këshilla për moshat e treta, fëmijët dhe ata persona që vuajnë nga sëmundjet kronike, që të shmangin daljet në orët e pikut, nga ora 11 e drekës e deri në 15:30–16:00 të pasdites, ku temperaturat kapin vlera edhe më të larta se sa u tha më sipër, sidomos në diell apo në ambiente të hapura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes