Ditën e sotme çifti i krijuar në “Përputhen +40”, Stela dhe Çimi ishin të ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”. Gjatë intervistës me moderatorin Ermal Peçi, ata zbuluan të reja rreth lidhjes së tyre jashtë kamerave.
Dyshja rrëfyen se duke nisur nga Shtatori kanë ndërmend të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.
“Duke filluar nga Shtatori ne kemi menduar të krijojmë një bashkëjetesë bashkë”, pohoi Stela, gjë të cilën e miratoi edhe Çimi.
Të pyetur rreth dasmës, Stela tha se janë të hapur për çdo gjë të bukur e që vjen natyrshëm.
“Unë jam pro çdo gjëje të bukur. Nëse ne të dy e vendosim që të bëjmë një dasmë, unë të bëhem nuse…pse jo? Ky të bëhet dhëndër…është gjëja më e bukur. Nëse ne vendosim të bëjmë një fëmijë, pse jo?”, u shpreh ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!