Ngjarja e rëndë në Gramsh, 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar në autobus (Video)

Numri i pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar dyshohet të ketë qenë shkaku i aksi dentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gramsh.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë për “Panorama.al” se kanë qenë të paktën 7 pasasgjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

Tre nga të pla gosurit janë në gjendje kritike për jetën. Tre nga të pla gosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

“Panorama.al” po ashtu mëson se mes të pla gosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

Kujtojmë që si pasojë e aksi dentit humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u pla gosën 9 pasagjerë të tjerë.

Siç mund të shihet nga videot xhamat e minibusit janë thyer ndërsa mjeti ka marrë dëmtime të shumta në strukturë. Po ashtu në tokë dallohen veshjet dhe ushqimet, apo sendet e tjera personale që pasagjerët kanë pasur me vete./panorama

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP