Një i vdekur nga aksidenti i tmerrshëm në Fushë-Krujë, dy të plagosurit me urgjencë në spital (EMRAT)

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi sot në orën 22:00 në Tapizë të Fushë-Krujës.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, e për pasojë mbeti i vdekur në vend shoferi i një prej mjeteve, Qemal Shabani, 60 vjeç.

Në mjetin tjetër ishin Pal Kacoli dhe shtetasja SH.SH., 39 vjeçe, të cilët mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç.

Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP