“Një kapele e policit 350 euro”, skandali me tenderin që çoi pas hekurave zyrtarët e MB

Një operacion i befasishëm është realizuar ditën e sotme nga SPAK ku në shënjestër ka pasur disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Në hetim të Prokurorisë së Posaçme ka qenë një tender për uniformat e policisë me vlerë 25 milionë Euro.

Burime bënë me dije se është ekze kutuar urdhri i ndalimit për 9 zyrtarë. Arrest me bur g është vendosur për 8 prej tyre, më konkretisht për Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin. Për Anisa Bogdanin është vendosur arr est shtëpie.

Edlira Naqellari ka qenë drejtoreshë pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe vetëm 8 ditë më parë është shkarkuar nga posti nga ministri Bledi Çuçi. Këtë post Naqellari e mbante prej 3 vitesh.

Hetimet nga SPAK kanë nisur pas një padie nga dy deputetë të opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri. Mes pikave që janë kërkuar të hetoheshin nga deputetët ishte dhe fakti që një kapele e policisë kushtonte 350 Euro. Po ashtu kompania që ishte shpallur fituese nuk kishte të bënte me aktivitet në fushën e rrobaqepësisë, por ishte një kompani që kishte të bënte me aktivitet në fushën e gërmimeve.Në bazë të këtyre pretendimeve SPAK ka nisur hetimet duke bërë të mundur evidentimin e shkeljes së barazisë në tendera.

Denoncimi i bërë në SPAK:

I NJËJTI FOND, MË PAK ARTIKUJ

Precedenti i parë është nëpërmjet uljeve të sasive të uniformave, aksesorëve, gradave, stemave, shenjave të Policisë së Shtetit, por jo të fondit limit që mbetet i pandryshuar, 2,800,347,570 lekë pa TVSH dhe numri rendor mbetet i pandryshuar, nga 1 deri në 123. Te shtojca 13, “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen në procedurën e datës 19.08.2019 që është pezulluar, kishte të pasqyruar një tabelë që përbëhet nga 8 kolona, me këto të dhëna:

1. Nr. rendor nga 1 deri 123; 2. Artikujt e uniformës, 3. Njësia matëse; 4. Viti I, Sasia 75,378; 5 Viti II, Sasia 183,353; 6. Viti III, Sasia 268,965; 7. Viti IV Sasia 198,947; 8. Total Sasia 726,643, me fondin limit, 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Ndërsa sipas dokumenteve të tenderit, formati i tabelës në procedurën e rihapur të datës 5.11.2019, pas pezullimit të procedurës së datës 19.08.2019, ka të pasqyruar një tabelë, që përbëhet nga 4 kolona, më këto të dhëna:

1. Nr. Rendor nga 1 deri 123, 2. Artikujt e uniformës, 3. Njësia matëse, 4. Sasia e pritshme (në total) bëhet 486,658, po me fondin limit 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Nga krahasimi i procedurës së rihapur të datës 5.11.2019, me procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar, rezulton të blihen më pak në total, 239,985 artikuj. Nga 726,643 artikuj që ishte totali, bëhet 486,658. (726,643 – 486,658 = 239,985). Pra, do të blihen 239,985 artikuj më pak me të njëjtin fond limit. Atëherë, sa do të jetë sasia totale e artikujve të uniformave që do të prodhohen për çdo vit? Kjo është pyetja që ngrenë në kallëzimin e tyre drejtuar SPAK-ut deputetët demokratë.

“Sasitë që do të blihen më pak në procedurën e rihapur datë 5.11.2019, 239,985 për 80 artikuj, ka kamufluar fondin limit, 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Total sasia prej 239,985 që mendohet të vlerësohet me 500,000,000 lekë, është vjedhja sipas kësaj skeme ‘mafioze’ të fshehtë të përdoruar nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, të parashikuara (planifikuar) që në dokumentet e tenderit, të realizuar përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”, – thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes