Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme ditën e djeshme gjatë fluturimit me avion. Ajo ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke lënë pezull fluturimin e tyre.
Ajo përmes rrjetit social “Instagram”, ka treguar se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë për ta ka shkuar gati 8 orë.
“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturumi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, ka shkruar Bebe në një postim në rrjetin social “Instagram”.
Më vonë ajo lajmëroi se aeroplanit i ndërruan kahje duke e zhvendosur drejt Uashingtonit, por sërish pasagjerët nuk janë lënë të dalin nga avioni.
Si përfundim këngëtarja ka treguar se avioni ka zbritur dhe janë të sigurt, edhe pse dera e hyrjes ishte thyer.
Për Bebën kjo ka qenë një situatë e keqe, por në fund të gjithë kanë zbritur në tokë të sigurt.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!