“Nuk e di kush ia ka dhënë licensën e drejtimit atij dhe kjo është shqetësuese”/ Ju deshën 8 minuta për të parkuar makinën, shoferi bëhet gazi i botës (VIDEO)

Një shofer në Mbretërinë e Bashkuar është bërë viral në rrjetet sociale dhe në mediat online pasi iu deshën plot 8 minuta për të parkuar mjetin e tij.

Në një vend parkimi me hapësirë të konsiderueshme djali që drejton makinën, dështon vazhdimisht të fusë mjetin në hapësirën e përcaktuar me vija.

Andrei Dalca, i cili ka filmuar “spektaklin e tur pit” shprehet:

“Nuk e di kush ia ka dhënë licensën e drejtimit atij dhe kjo është shqetësuese. Ishte burrë në timon rreth 30-40 vjeç. Unë mendoj se ai duhet të hyjë në provim sërish për ri-marrjen e patentës.“

Ndërsa në video dëgjohet e dashura e Andrei, Sophie Danilels, e cila i thotë “e shikon që edhe meshkujt nuk dinë të parkojnë, kërkoni falje tani!”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP