Categories: Showbiz

“Nuk është burrë”/ Pas deklaratës së saj të fortë, Princi përballet me Aristelën

Aristela dhe Princi kanë pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar në emisionin “Për’puthen”. Ata shfaqeshin herë të afërt dhe herë shumë të ftohtë e në përfundim nuk dolën bashkë si çift. E njëjtë ka qenë situata mes tyre edhe pas daljes nga programi.

Ndërkohë së fundmi ata të dy janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin “Abc e Pasdites” për shkak të një deklaratë të fortë që Aristela bëri javën e shkuar. Ajo u shpreh se në “Për’puthen” nuk kishte burra dhe këto fjalë të saj Princi nuk i ka pritur mirë. Për këtë arsye ata janë përballur bashkë për të sqaruar gjithçka.

“Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë dhe vazhdon flet keq për ty. Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë”, tha Princi.

Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Aristela e bën për vëmendje dhe followers-a duhet t’i gjej në vende të tjera. Nga ana tjetër, Aristela theksoi dhe shpjegoi se nuk e kishte konkretisht me Princin deklaratën.

“Unë thashë për të gjithë, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt”, u shpreh Aristela.

Më pas Princi u ndal edhe tek një tjetër intervistë e saj, ku ka bërë një deklaratë për dhuratat. Princi pohoi se ajo ishte shprehur se “do marr një qen dhe do ia vë emrin Princ”, ndërkohë Aristela u shpjegua se e ka thënë me shaka duke e ditur sa i do qentë ai.

Mirëpo Princi tha se këto fjalë i ka marrë si ofendim dhe Aristela u detyrua t’i kërkonte falje për deklaratën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

10 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

11 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

12 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago