Categories: Lajme

“Nuk justifikoi 7 milionë lekë”/ Vettingu shkarkon gjyqtaren e Apelit të Tiranës Zegjine Sollaku, gruan e ish-Kryeprokurorit

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku është shkarkuar sot nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shkalla e parë e vettingut ka gjetur pasaktësi dhe mungesë burimesh financiare në raportet e dorëzuara nga gjyqtarja e Tiranës.

Pasaktësitë në deklarim dhe mungesa e burimeve financiare në vlerën e 7 milionë lekëve, i dogji karrierën bashkëshortes së ish-kryeprokurorit Thedodhori Sollaku.

Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtronte funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e drejtuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtarë Suela Zhegun.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Gjyqtarja u mbrojt në seancë nga bashkëshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë. “Ashtu si ka rezultuar edhe nga hetimi administrativ, të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana ime,” tha ai në seancën e parë, ndërsa shtoi se bashkëshortja kishte qenë e fokusuar tek detyra e saj.

Sollaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u konstatuan probleme domthënëse në kriterin profesional.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

6 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

7 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

9 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

9 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

10 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago