Një tërmet me magnitutë 4.1 ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit të së martës në Teba të Greqisë.
Sipas Institutit Gjeodinamik tërmeti kishte një thellësi fokale prej 5 km, ndërsa epiqendra e tij ndodhej 2 km në juglindje të Tebës.
Sipas shkencëtarëve që po monitorojnë sekuencën e këtyre tërmeteve, ato janë një seri lëkundjesh me intensitet të vogël dhe të mesëm dhe vlerësimi i tyre është se ato mund të zgjasin për disa javë.
Ndërkohë dy ditë më parë një tërmet i fortë me madhësi 4 të shkallës Rihter goditi ishullin e Kretës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!