Gjermania përsëri është përballur me stuhi dhe reshje të dendura, sidomos në rajonin juglindor të Bavarisë. Ekipet e emergjencës u desh të ndërhynin në disa raste. Autoritetet lokale në Bavari njoftuan se rreth 70 litra shi për metër katror ranë brenda një ore në qytezën Sonthofen.
Autoritetet u detyruan që të ndërhynin edhe në pjesën veriore të Gjermanisë. Në Kiel, brigada e zjarrfikësve raportoi për më shumë se një mijë ndërhyrje gjatë mbrëmjes.
Përmbytje të mëdha ka pasur edhe në Itali, në provincën e Como-s, ku rrugët u mbuluan nga balta.
Ndërkohë që në autostradën A1 që lidh Parmën me Piacenzën, janë bërë virale imazhet e rrëvbeshit dhe stuhisë, aq e fuqishme që në disa raste ka th yer edhe xhamat e makinave.
Përmbytje kishte edhe në Austri ku hekurudha mes qytetit Rosenheim dhe Salzburgut të Austrisë u mbyll përkohësisht për shkak të trungjeve të rrëzuar mbi binarë. Hekurudha u rihap më vonë, por pati vonesa në nisjen e trenave, shkruan Der Spiegel.
Në Rastatt të rajonit jugperëndimor, Baden-Wuerttemberg, një dru u rrëzua gjatë stuhisë dhe la të lënduar katër persona. Njëri prej tyre është në gjendje serioze.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!