“Nuk më lë…”, aktorja e njohur shqiptare tregon pse nuk e zbulon identitetin e partnerit dhe djalit

Aktorja Olta Gixhari ka vendosur të jetë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, pasi ende nuk ka zbuluar imaxhin e djalit të saj, madje as të partnerit. Dhe arsyeja është bashkëshorti i saj, i cili nuk e lejon të publikojë foto pasi “i marrin më sysh”.

“Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin. Na marrin më sysh thotë”, iu përgjigj Olta Gixhari ndjekësve, gjatë një bashkëbisedimi online.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit të kaluar. Ndërsa pyetjes se a po mendon të zgjerojë familjen, Olta Gixhari iu përgjigj: “Së shpejti.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes