Rryshfet për vend pune, GJKKO merr vendimin për masën e sigurisë të ish-zv/ministres Rovena Voda

Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masan e sigurisë “arr est shtepie” për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda.

Voda ndodhet në masën e ‘arr estit të shtëpisë’ pasi ak uzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike.

Rovena Voda ak uzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Ndërkohë GJKKO la gjithashtu të pandryshuar masën ‘arr est shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

Nga përgjimet e zbardhura dje, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP