Nuk vonon shkarkimi i dytë, largohet një tjetër drejtor policie (EMRI)

Pas shkarkimit të drejtorit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka, nga detyra është larguar edhe kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Alban Çela.

Ky i fundit është shkarkuar me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Çela e mbante këtë detyre prej nëntorit të vitit të kaluar, kur zëvëndësoi Erigert Mitrin.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shprehën se ndryshimet në strukturat e policisë, të cilat ishin planifikuar të bëheshin në vjeshtë, të realizoheshin menjëherë tani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes