Operacioni qesharak, ky është i riu që i ‘bëri zbor’ policisë në Tiranë

Ky është i riu Altin Gega., i cili dyshohet se është personi që u iku me makinë ditën e sotme policisë, pas thirrjeve për të dalë nga mjeti. Efektivët e RENEA-s kanë zhvilluar sot një operacion në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, por Gega nuk doli nga makina pavarësisht thirrjeve të policëve, duke shkelur gazin.

I riu është prangosur 1 orë më vonë pas konfrontimit me policinë.

Ndërkohë, sipas policisë ata ndaluan një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona. Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun./ Ora

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP