Vetëvaret në banesë një burrë në Maliq (Dyshimet e para)
Një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Vloçisht të Maliqit. Burime për mediat raportojnë se viktima vuante nga depresioni, dhe kjo e ka çuar atë të ndërmarrë aktin ekstrem. Sipas informacioneve nga policia shtetasi me inicialet H.Ll i përket moshës 80-vjeç. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes….