Month: July 2021

  • E rëndë në Lezhë/ 24-vjeçari ṙṙíheṭ nga e dashura e tij 3 vjet më e madhe

    Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçare e cila ka go ditur me sende të forta partnerin e saj pas një zënke. Policia bën me dije se vajza i ka shkaktuar të riut dëmtime në trup.

    Njoftimi i policisë:

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka go ditur me sende të forta, duke i shkaktuar dë mtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ministria e Punëve të Jashtme publikon të dhënat, çfarë duhet të dijë një turist para se të hyjë në Shqipëri

    Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar të dhënat se çfarë duhet të dijë një turist para se të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur MEPJ dhe informacionet mund t’i gjeni po aty.

    “Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.

    Ky informacion, që përditësohet çdo ditë, është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ:

    https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja

    KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme.

    #EgjithëVëmendjaPërQytetarët”, njofton MEPJ.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Njihet si diamanti i rivierës shqiptare, kjo është bima me vlera të pabesueshme per shëndetin

    Kur e sheh për herë të parë nuk ta mbush syrin. Kjo lëvore e thatë me ngjyrë kafe të errët me fara të forta si guri nuk duket aspak e ngrënshme.

    Në Shqipëri e njohim si xhixhibanoz, kecibanoz, cicibun, sqillo, por në këtë artikull do t’i referohemi si Harub.

    Kur vjen puna tek emërtimet, njerëzit hezitojnë ta quajnë frut, por me siguri nuk bëhet fjalë për perime.

    Zakonisht Harubi njihet si bishtajore krejt e çuditshme, madje cilësohet si produkti ushqimor më i veçantë natyror.

    Në pamje të parë, Harubi nuk të ngjall oreks edhe pse është një nga prodhimet më të çuditshme të Mesdheut. Por thellë thellë, shprehja popullore “mos i shiko gunën, por punën” vlen më së miri për Harubin.

    Emri “Harub” tingëllon shumë ekzotik dhe i një bote të largët. Por ajo që konsumatori shqiptar nuk e di është që bima e harubit që mban emrin botanik të “ceratonia siliqua” gjendet me bollëk në shumë zona të Shqipërisë si në Llogara ose në ishullin e Sazanit.

    Pemët e xhixhibanozit janë shumë të rralla dhe plot vlerë. Ato përbëjnë një karakteristikë të veçantë të rivierës sonë.

    Ngrënia e Harubit mund të transformohet në një eksperiencë çuditërisht fiksuese dhe të jep varësi për ta provuar sërish.

    Farat e Harubit janë të forta. Ato nuk kanë tendencën të bymehen falë lagështirës ose të thahen më tej. Për shkak të rezistencës së lartë, farat e Harubit ruajnë të njëjtën peshë.

    Shpesh ato janë përdorur si gurë peshe për të peshuar produkte të çmuara si floriri apo xhevahirë. Fjala “karat” që mat cilësinë e gurëve të çmuar dhe diamantëve, por edhe tregon pastërtinë e tyre vjen nga fjala “Harub.”

    Vlerat e Harubit

    Ruan nivelin e sheqerit në gj ak

    Harubi ndihmon në ruajtjen e sheqerit në gja k në nivele normale sepse është i pasur me fibër.

    Farat kanë në përmbajtjen e tyre një substancë të ngjitshme që njihet si tragasol. Ky i fundit stabilizon dhe ofron trashësinë e nevojshme në salca sallatash, djathë, etj.

    Ul kolesterolin

    Falë nivelit të lartë të antioksidantëve, Harubi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në trup. Këto antioksidantë ndihmojnë me largimin e acidit nga stomaku dhe të kolesterolit nëpërmjet proçesit të sekretimit.

    Përmirëson shëndetin e sistemit tretës. Harubi është i pasur me vitamina E, B, B1, vitaminë A dhe D2.

    Ai është i pasur me kalium dhe magnez, pa përmendur këtu faktin që mund të përdoret pa problem nga njerëzit që kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit, pasi futet në listën e produkteve pa gluten.

    Ndihmon me menazhimin e peshës

    Harubi është mirëbërës në ringritjen e niveleve natyrale të energjisë, e cila rrjedhimisht sjell rënie në peshë.

    Lufton osteoporozën dhe poliomielitin

    Sasia e lartë e fosforit, kalciumit dhe acidit galik tek Harubi ndihmon në kurimin e oste oporozës dhe poliomelitit.

    Kjo është arsyeja përse Harubi këshillohet për fëmijë të ekspozuar ose që vuajnë nga poliomeliti.

    Lufton gripin dhe virozat e stinës

    Harubi është i pasur me vitaminë E, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që ndihmojnë në trajtimin e një sërë sëm undjeve, veçanërisht virozat stinore dhe gripin.

    Acidi galik që gjendet tek Harubi ka vlera anti-bakteriale, anti-septike dhe anti-alergjike. Harubi trajton edhe simptoma të tjera si anemia dhe kolla.

    Harubi nuk ka kafeinë, që e bën zëvëndësuesin perfekt të çokollatës. Ai është shumë i mirë për të luftuar tensionin e lartë të gjakut.

    Në krahasim me çokollatën, Harubi nuk ka theobrominë, një toksinë nervore dhe as kafeinë që rrit tensionin e gjakut. Harubi përmban gjysmën e kalorive që gjenden tek çokollata dhe pothuaj të njëjtën sasi yndyre që gjendet tek ajo.

    Një kafshatë Harub

    Pudingu me harub është një recetë që vjen nga Malet Taurus. Hidhni gjashtë lugë niseshte në pak ujë. Trazojeni mirë në mënyrë që shkrirja të jetë e njëjtrajtshme. Shtoni më tepër ujë në mënyrë që sasia e hedhur të jetë katër filxhanë. Shtoni dy filxhanë me shurup harubi. Përzijeni me katër lugë me sheqer. E gjithë masa duhet të zihet në një tenxhere.

    Duhet ta përzieni vazhdimisht deri në momentin kur masa trashet dhe nis të lëshojë bulëza. Vazhdoni ta përzieni për 5 minuta të tjera. Hidheni masën në një enë qelqi. Lereni të ftohtet dhe futeni në frigorifer. Kur të jetë ftohur mjaftueshëm hidheni në forma të ndryshme gatimi. Hidhini sipër arra të shtypura dhe servireni./AgroWeb.org

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • S’kemi nevojë për Spanjën e Maldivet…/ Miliarderi zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës

    Milarderi, njëkohësisht kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në Shqipëri.

    Pacolli ka publikuar një foto në rrjetet e tij sociale, ku shihet i veshur me një këmishë dhe të shkurtra teksa i drejtohet detit.

    Ai shkruan se nuk i duhen Maldivet, Spanja e Kroacia kur kanë Shqipërinë për të kaluar pushimet.

    “Ne nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë” shkruan Pacolli në postimin e tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Një javë plot surpriza, ja ç’kanë parashikuar yjet për ju

    DASHI: Përfitoni nga prania e Mërkurit, pasi ai do ta favorizojë shenjën tuaj deri ditën e diel. Ndikimi i tij pozitiv do t’ju ndihmojë në lidhje me një propozim pune apo me një çështje tuajën personale. Themi “përfitoni”, sepse javën tjetër do ta keni më të vështirë të merrni miratimin e dikujt. Venusi vazhdon ta favorizojë jetën tuaj sentimentale. Ditë me fat do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, kur edhe Hënën do ta keni në shenjë.

    DEMI: Mërkuri do ta favorizojë Demin. Nuk do ta keni të lehtë, sepse Venusin, Marsin dhe Jupiterin do t’i keni kundër. Stresin e punës do ta mbartni edhe në familje, duke u bërë shkas për zënka të ndezura. Për fat, duke filluar që nga dita e diel, Mërkuri do t’ju vijë në ndihmë, duke ju ndihmuar në aspektin profesional. Falë ndikimit të tij do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Dita me fat e javës është e hëna.

    BINJAKËT: Mërkuri do të rrijë në shenjën tuaj deri ditën e diel. Mundohuni ta shfrytëzoni në maksimum këtë javë për t’u angazhuar sa më shumë në punë. Rastet e bukura nuk do të mungojnë. Ditë veçanërisht të mbara do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, atëherë kur edhe Hënën do ta keni në shenjë. Venusi do t’ju favorizojë në aspektin e ndjenjave.

    GAFORRJA: Duke filluar nga dita e diel, planeti Mërkur do të futet në shenjën tuaj. Gjatë javëve në vazhdim do të merrni kënaqësi të shumta, sidomos në aspektin profesional. Mërkuri do të favorizojë takimet dhe raportet tuaja, duke ju ofruar mundësi të reja. Ditën e premte dhe të shtunë edhe Hënën do ta keni aleate. Fundjava do të jetë e mbushur me romantizëm.

    LUANI: Edhe këtë javë do të keni mbështetjen e Marsit dhe të Venusit. Të dy këta planetë do të pozicionohen në favor të Luanit. Fati do t’ju ndihmojë në dashuri dhe do të keni gjendje të mirë fizike. E diela do të jetë një ditë për t’u mbajtur mend, sepse Hëna do ta ndriçojë shenjën tuaj. Aty nga fillimi i javës do të përjetoni stres në punë, për shkak të ndonjë të papriture.

    VIRGJËRESHA: Lajme të mira pritet që të vijnë për të lindurit e kësaj shenje. Mërkuri do të jetë në pozicion të pafavorshëm deri ditën e diel. Gjatë javëve në vazhdim do të mund të gjeni qetësinë dhe motivimin që ju mungonte. Në aspektin profesional situata do të përmirësohet, pas një periudhe ankthi dhe vështirësish që keni përjetuar. Ditën e hënë, të premte dhe të shtunë Hëna do t’ju dhurojë fat.

    PESHORJA: Në këtë periudhë dashuria do t’ju buzëqeshë. E gjitha është meritë e planetit Venus, që vazhdon të ndikojë për mirë dhe ju dhuron emocione pa fund. Ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte edhe Hëna do t’ju dhurojë romantizëm. Bëni kujdes në aspektin profesional, sepse duke filluar që nga dita e diel, planeti Mërkur do t’ju kthejë krahët dhe mund të hasni pengesa në rrugën tuaj.

    AKREPI: Në fillim të javës do të ndiheni disi nervozë. Ditën e hënë Hëna do të kthehet në pozicion të pafavorshëm, duke ju shkaktuar gjendje tensioni si në aspektin profesional edhe në atë personal. Venusi gjithashtu në pozicion të pafavorshëm vazhdon të ndikojë për keq në marrëdhënien tuaj me partnerin. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me të në fundjavë, sepse atëherë do të keni mbështetjen e Hënës.

    SHIGJETARI: Pas një periudhe të vështirë që Mërkurin e kishit kundër, më në fund pritet që të merrni lajme të mira. Duke filluar nga dita e diel, ky planet do të kthehet nga shenja e Gaforres dhe ky kalim do të rezultojë i favorshëm për ju. Vështirësitë dhe pengesat me të cilat jeni përballur tashmë i përkasin së shkuarës. Bëni kujdes ditën e martë dhe të mërkurë, pasi Hënën do ta keni kundërshtare.

    BRICJAPI: Për fat të keq këtë javë Mërkuri do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të keni ndjesinë se diçka nuk shkon si duhet dhe se puna ka ngecur në vend. Por mos u shqetësoni, sepse me durimin dhe vendosmërinë tuaj do t’i arrini gjithsesi objektivat që i keni vënë vetes. Dita e hënë do të jetë e mbarë, kurse të premte dhe të shtunë Hënën do ta keni kundër.

    UJORI: Pritet që kjo të jetë një javë stresuese për ju, sidomos në aspektin e ndjenjave. Planetët Venus dhe Mars në pozicion të pafavorshëm do të ndikojnë që të krijohen tensione dhe konflikte në çift. Do ta keni të pamundur t’u shmangeni zënkave me partnerin. Bëni kujdes veçanërisht ditën e diel, kur edhe Hënën do ta keni kundër. Kurse të martë, të mërkurë dhe të enjte, Hëna do t’ju favorizojë.

    PESHQIT: Planeti Mërkur do të vazhdojë të qëndrojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj deri ditën e diel, kurse gjatë javëve në vazhdim do ta keni aleat. Shumë shpejt do të merrni lajme të mira, sidomos në aspektin profesional. Ditët me fat të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna, pasi Hëna do t’ju favorizojë. Të martën dhe të enjten mund të hasni ndonjë pengesë të papritur.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Preku kofshën time në pjesën e brendshme dhe…”/ Ish-deputetja akuzon ministrin për ñğàcḿiḿ ṣe*ṣùàl

    Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks ka akuzuar një ministër të kabinetit se e ka nga cmuar se* sualisht.

    Sipas mediave të huaja mësohet se Banks në një deklaratë të dhënë ka rrëfyer se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017, atëhere kur ajo ishte deputete.

    Sipas saj një nga ministrat e kabinetit qeverital, i cili aktualisht vijon të jetë në detyre, e kishte prekur me duar tek këmbët gjatë seancës plenare.

    “Ministri erdhi dhe u ul pranë meje dhe vuri dorën e tij mbi gjurin tim, Më pas ai u ngjite ngjit ngadalë më lartë dhe pr ekur kofshën time në pjesën e brendshme“, tha Banks.

    Menjëherë pas kësaj deklarate të Banks ka reaguar edhe zyra e Kryeministrit të cilët thane se nuk kanë qenë në dijeni më parë dhe do të marrin masa, pasi sipas tyre një sjellje e tillë është e papranueshme.

    “Gjithkush ka të drejtë të ndihet i sigurt në vendin e tij të punës. Nuk kemi qenë në dije dhe do te marrim masa”, thuhet në deklaratën e bërë nga zyra e Kryeministrit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ndeshja Itali- Spanjë, publikohen formacionet, statistikat dhe mungesat

    Italia dhe Spanja do të takohen në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020. Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Wembley Stadium” në Londër. Për këtë sfidë, Italia do të jetë pa Lorenzo Pellegrinin dhe Leonardo Spianzzolan, që janë të lënduar, derisa Alsessandro Florenzi është në dyshime. Në anën tjetër, Spanja do të ketë dyshime për përfshirjen e Pablo Sarabias që po ashtu është i lënduar.

    Analizë

    Italia; Spinazzola e ka përfunduar para kohe këtë Kampionat Evropian, shkaku i lëndimit që pësoi në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës dhe tani do të zëvendësohet nga Emerson Palmieri. Pellegrini do të humbë po ashtu takimin me Spanjën, me Florenzin që është ende në dyshime.

    Roberto Mancini ka një vendim për të marrë në fazën e s ulmit, Ciro Immobile kishte një paraqitje të dobët nga belgëve, andaj në vend të tij mund të startojë Andrea Belotti.

    Spanja; Sarabia ende nuk dihet nëse do të luajë në këtë takim, shkaku i lëndimit të pësuar ndaj Zvicrës, andaj Ferran Torres mund të luajë në krah. Për fazën e mbrojtjes, Luis Enrique pritet të startojë me Pau Torres në vend të Eric Garcia, që do të jetë partner i Aymeric Laportes.

    Gerard Moreno shpërdoroi mundësinë e tij ndaj Zvicrës, duke lëshuar shumë shanse për gol, e Alvaro Morata do të startojë.

    Statistika; Italia ka fituar 14 nga 15 takimet e fundit në Kampionatin Evropian. Spanja është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian. Azzurët kanë fituar që të dy pjesë në gjashtë nga tetë takimet e tyre të fundit në Kampionatin Evropian.

    Italia është e pamposhtur ndaj spanjollëve në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat. Italia ka shënuar nën 2.5 gola në tre takimet e tyre të fundit me Spanjën në të gjitha garat.

    Parashikim: Italia pritet të fitojë me dy gola epërsi ndaj Spanjës. Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma, Emerson, Chiellini, Bonuçi, Lorenzo, Verratti, Barella, Jorginho, Insigne, Chiesa, Immobile. Formacioni i mundshëm i Spanjës: Simon, Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Alba, Pedri, Busquets, Koke, Olmo, Ferran Torres, Morata. /Telegrafi/

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E bujshme! Zbulohet më në fund ekipi ku do të transferohet Elseid Hysaj, nesër pritet prezantimi

    E ardhmja e Elseid Hysajt është prej dy vitesh një telenovelë me shumë seri.

    Forma e mirë e mbrojtësit të Kombëtares në elitën e futbollit italian, ka bërë që ai shpesh të lidhet me emra të mëdhenj në futbollin europian për transferim të mundshëm brenda apo jashtë Italisë.

    Mirëpo, së fundmi, e ardhmja e tij është më afër se kurrë për të mësuar destinacionin zyrtar.

    Sipas mediave pranë Lacios, mbrojtësi do të prezantohet këtë të mërkurë me bardhekaltrit, për të qenë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Sarri.

    Hysaj pritet që të firmosë një kontratë katërvjeçare me një pagë neto prej 1.8 milionë eurosh në vit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Shῥértheu goma e kamionit, kush është 20 vjeçari që ndërroi jetë në Durrës

    Një 20-vjeçar ka humbur jetën sot në Durrës në mënyrë aksid entale. I riu ndërroi jetë teksa po rregullonte një kamion, ku ka shpër thyer goma e cila i ka marrë jetën. Burimet për albeu.com bëjnë me dije se i riu, Rafael Tafaj, punëtor në gomisteri.

    Njoftimi i policisë:

    Durrës/Informacion paraprak

    Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpër thyer, është lë nduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e pl ag ëve të mara ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Ambulanca erdhi shumë vonë, s’ju dha ndihma e parë”, Dëshmitari rrëfen ṿḋékjén ṭṙağjiḳe e 20-vjeçarit në gomisteri

    “Dëgjova një shpër thim të fuqishëm dhe pamë një re të madhe tymi”. Kështu deklaroi një dëshmitar i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në një gomisteri në Durrës, ku pas shpër thimit të një gome ndërroi jetë një 20-vjeçar. Bëhet fjalë për të riun Rafael Tafa, i cili punonte në këtë gomisteri.

    Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e një qytetari, i cili tregoi atë çka kishte ngjarë në gomisteri.

    Ai pohoi se shpër thimi ishte shumë i fuqishëm dhe presioni pas çarjes së gomës kishte bërë që i riu të përfundonte disa metra më tutje, pranë disa hekurave. Dëshmitari akuzoi ambulancën dhe policinë se mbërritën me vonesë në vendin e ngjarjes, ndërsa theksoi se ndihma e parë të riut iu dha me shumë vonesë.

    “Isha në kafe në kat të dytë dhe dëgjova një shpër thim të madh. Dola jashtë dhe pamë një re tymi të bardhë. Zbritëm poshtë dhe pamë që djali, 2 metër, e kishte zhvendosur fuqia e gomës disa metra dhe e kishte mbështetur pas disa hekurave nga presioni.

    Lajmëruam urgjencën menjëherë dhe policinë. Urgjenca mbërriti me shumë vonesë. Askush nga ne s’ja jepnim dot ndihmën. Pritëm me ank th që të vinte urgjenca, se ndoshta dhe shpëtonte. Mbërriti shumë vonë makina e urgjencës. 15 minuta pas urgjencë s’mbërriti dhe policia. E njihnim si djalë shumë punëtor. Punën e kishte afër me shtëpinë. Ai ishte shembull i shkëlqyer e një të riut që mbante familjen me bukë. Asnjë nuk ndërhyri për ta ndihmuar për shkak se mos e lën donim. Fuqia e gomës kur e ka fryrë e ka shtyrë tek hek urat”, tha ai.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP