Varianti “Delta” i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, ndërkohë që shifra të larta infektimesh janë regjistruar në javët e fundit edhe në Greqi.
Profesori grek i Sëmundjeve Infektive, njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Ekspertëve, Nikos Sypsas, ky variant do të përhapet në të gjithë Greqinë brenda korrikut, ndërsa rastet më të shumta do të jenë në mesin e gushtit, teksa shtoi se “Delta” do të prekë të gjithë të pavaksinuarit.
“Moshat e reja po infektohen shumë shpejt për momentin. Nuk ka dyshim që “Delta” do të mbulojë të gjithë Greqinë, ndoshta brenda korrikut. Numri i madh i rasteve do të vijë rreth mesit të gushtit. Mutacioni Delta do të pr ekë ata që nuk janë vaksinuar” tha Sypsas.
Ai bëri edhe një parashikim se kur do t’i vijë fundi pandemisë, duke u shprehur se gjithçka do të mbyllet vitin tjetër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!