Kongresisti Ronny Jackson, që ka shërbyer si mjek në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama dhe Donald Trump, parashikon që Joe Biden nuk do ta mbyllë mandatin 4-vjeçar në krye të SHBA.
Kjo sipas mjekut Jackson, për shkak të problemeve shëndetësore që ka presidenti aktual i SHBA.
“Ka diçka serioze që nuk shkon me Joe Biden dhe ajo do të përkeqësohet. Është tejkaluar kufiri i sikletosjes. Ai e ka humbur. Mezi arrin që të formulojë një fjali bashkë. Ka nevojë për një analizë të thellë dhe rezultatet e saj të publikohen”, tha ai për Fox News.
Jackson i tha medias amerikane se Biden ose do të detyrohet që të largohet nga zyra, kur kabineti i tij të thërrasë amendamentin e 25 të Kushtetutës amerikane, ose do të dorëhiqet.
Intervista për Fox News e Jackson u bë një ditë pasi Biden mezi shqiptoi përgjigjet dhe u shfaq i turbulluar gjatë një intervistë për CNN nga Cincinnati i Ohajos. Biden u ngatërrua me fjalët e tij edhe kur foli për efikasitetin e vaksinave kundër variantit Delta.
https://twitter.com/i/status/1418388419852521475
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!