Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj i dhanë fund njohjes së tyre vetëm pak javë pasi dolën bashkë nga programi i dashurisë, “Për’puthen”. Teksa ishte i ftuar në “Top Arena”, djali nga Kosova tha se nuk do të ketë më kurrë një lidhje mes tij dhe Sarës, por i uroi shumë suksese në jetë.
“Thjesht i dëshiroj suksese në jetë, s’kam qejf ta shoh keq. Nuk do të ketë asnjëherë një rikthim me të, edhe nëse më kërkon falje, sepse nuk ka pse kërkon falje”, u shpreh Atdheu.
Ndërsa në lidhje me prishjen e shoqërisë me Andi Artanin, Atdheu tha: “Janë ndarë rrugët tona. Nuk më kanë pëlqyer disa gjëra që i ka bërë ‘non stop’, ai mbase nuk e ka kuptuar. S’ka rëndësi çfarë ka bërë, është e kaluar”.
I pyetur nëse është penduar për diçka nga rrugëtimi i tij në programin e dashurisë, Xharavina u shpreh: “Janë dy gjëra, për të cilat pendohem në ‘Për’puthen’. Atë që e nxora me Antonelën dhe për rikthimin tim. I kërkoj falje mamit tim, familjes sime. Nuk kam pasur kohë që t’i përkushtohem shumë, sidomos mamit dhe tani do t’i përkushtohem më shumë”, tha ai ndërsa u përlot.Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të vajzës që ai e quajti tashmë ish, Sara Malaj. Ishte ajo që ka konfirmoi ndarjen nga Atdhe Xharavina. E ftuar te “Top Arena”, Malaj tha se nuk ishin më bashkë, por pavarëshisht kësaj, kanë shumë respekt për njëritjetrin.
“Unë dhe Atdheu nuk jemi më bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja (i drejtohet Antonela Berishës). Na iku gjithë mundi kot. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”, tha Sara.
Para disa javësh ishte Atdheu ai që dha një sqarim për fansat për herë të parë, duke pranuar se nuk është më bashkë me Malajn dhe se kjo ishte vënë re nga postimet e tyre në rrjete sociale, që u morën si thumba ndaj njëri-tjetrit. Ata fshinë edhe fotot që kishin bashkë në “Instagram”.
Krisja ndodhi kur Atdheu shkoi në Vlorë të festonte ditëlindjen e tij në shoqërinë e vajzave seksi në jaht, identiteti i të cilave nuk u zbulua, pasi mbanin maska në fytyrë. Skenat e asaj feste u etiketuan si “harem” nga ndjekësit, duke parë mënyrën se si ai demonstronte pranë vajzave. Sarah Malaj, vajza nga Vlora e lindur në Athinë, duket se e kishte ndarë mendjen për famë në Shqipëri, sepse tri vite pasi u prezantua me klipet e saj si repere në Shqipëri, tashmë po komentohet si ishmodelja që hyri në “Për’puthen” për të gjetur partner.Pas disa javësh të mundimshme gjeti Atdhe Xheravinën, biznesmenin nga Kosova që ka hapur një club të tij në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Sara, e cila i hyri modës në moshën 14-vjeçare në Athinë, tashmë po komentohet për historinë e dashurisë me Atdheun, i etiketuar si zemërthyesi i “Për’puthen”.
Pas daljes nga programi, Atdheu dhe Sarah vazhduan njohjen jashtë programit. Ata vendosën ta bënin rrjetin lëmsh më anë të provokimeve shpesh në rrjetet sociale. Ishte Sarah, e cila ndau e para një foto me Atdheun, i cili i kishte vendosur dorën në bark. “A do jetë gocë apo çun?”, ishte komenti i tij me të cilin ngriti dyshime, që mbase Sarah ishte në pritje të ëmbël. Mirëpo, i ftuar më pas në ‘Kafe Shqeto’, Atdheu mohoi faktin se do të bëhej baba, duke u shprehur: “Jemi duke u njohur”.
Nisur nga kjo deklaratë, komentuesit i kërkuan Sarës të ketë kujdes, pasi kjo marrëdhënie e saj me Atdheun konsiderohet problematike dhe aspak serioze. Lidhja e tyre arriti në këtë pikë, pasi paparazzët i fotografuan gjatë pushimeve, ndërkohë që po përfliteshin për një romancë.
Në fillim asnjëri nga konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen’ nuk e pohoi faktin se mes tyre ka një afrimitet, madje Sarah ishte deklaruar për një djalë tjetër brenda emisionit. Megjithatë, fansat kapën foto dhe video të dy ishkonkurrentëve teksa shijonin pushimet në prezencën e njëri–tjetrit pranë detit.
Këto foto dolën në kohën kur Sarah ishte deklaruar me Gelian Rajkun. E kjo romancë e Atdheut me Sarën nuk ishte e vetmja arsye pse u morën mediat me të.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!