Pas irritimit të çmendur të tifozëve, çështja “Hysaj” shkon deri në Parlamentin Europian

Çmenduria e tifozëve të Lazios në përplasjen e tyre me mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj ka kaluar kufijtë e sporti dhe ka arritur deri në politikën ndërkombëtare.

Edhe presidenti I Parlamentit Europian, David Sassoli i ka dalë Hysajt, ‘faji’ i vetëm i të cilit është se këndoi një këngë.

LEXO EDHE:
Tifozët e Lazios kërkojnë sqarim me Hysajn, i vendosin banderola fyese në qytet: Je si krimb!
“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit.

Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.

Kujtojmë se Ultrasit e Lazios janë pro fashizmit dhe nuk e kanë përtypur dot faktin që këndoi këngën “Bella Ciao” pak ditë më parë në grumbullimin me skuadrën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes