Pas ndarjes së bujshme nga Bearti, Tea pozon me të dashurin në rrjete sociale (Foto)

Pak kohë më parë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ajo nuk ka zbuluar shumë rreth partnerit, përveçse është shumë i ëmbël.Ndërkohë, vetëm së fundmi, Tea ka pozuar për herë të parë pranë tij.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto gjatë një feste, ku shihet që i dashuri e ka përqafuar. Ish-konkurrentja nuk e ka zbuluar portretin e tij, pasi siç ka thënë dhe më parë, ka vendosur të jetë shumë e rezervuar për jetën private.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP