Pas incìdenteve të ndeshjes me Danimarkën, UEFA merr vendimin dhe dënôn Anglinë

UEFA ka gjobitur me 26 mijë paund Federatën Angleze të Futbollit në lidhje me incidentin, ku një lazer u drejtua nga portieri Kasper Schmeichel gjatë gjysmëfinales së Euro 2020.

Pamjet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e portierit danez në momentin që Harry Kane po gjuante penalltinë e fituar nga Sterling në kohë shtesë.

Schmeichel arriti ta priste gjuajtjen e parë, por Kane ndoqi topin dhe e dërgoi atë në rrjetë për ta çuar Anglinë në finalen e së dielës kundër Italisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes