Në ndeshjet e kthimit të turit të parë, tri skuadrat shqiptare ia dolën të kalifikohen dhe të kalojnë në turin e dytë të UEFA Conferenca League, ndeshje të cilat sipas planifikimit të UEFA-s do të luhen më 22 dhe 29 korrik.
Partizani, pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë në Tiranë, ia doli që edhe në kthim të triumfonte 3-2 ndaj skuadrës moldave Sfintul Gheorghe. Në turin e dytë të kuqtë e kryeqytetit do të përballen me skuadrën zvicerane të Bazelit, duke qenë mikpritës në takimin e pare.
Pasi fitoi 1-0 dhe barazoi shifrat e përgjithshme në 1-1, skuadrës kurbinase të Laçit iu deshën shtesat për të siguruar kualifikimin, ku epërsia e krijuar u shpërblye edhe dy gola të tjerë, që fiksuan triumfin 3-0. Në turin e dytë, kurbinasit do të udhëtojnë drejt Krajovës së Rumanisë për t’u përballuar me Universitatean.
Kualifikimi i fundit në rend për skuadrat shqiptare, erdhi nga Shkodra. Vllaznia bëri mrekullinë, duke përmbysur humbjen 3-1 dhe fituar 3-0 në “Loro Boriçi” ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg. Ata siguruan kalimin për në turin e dytë të UEFA Conference Leagua, teksa në ndeshjen e parë do të presin në Shkodër, skuadrën qipriote AEL të Limasolit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!