“Pasi publikova klipet, njerëzit më ndanë nga burri” , rrëfehet artistja e njohur shqiptare

Artistja e njohur, Ermira Babaliu u shpreh në “Pushime on Top” se bashkëshorti i saj, Aleksandri ka qenë modeli i videoklipeve të saj.

Mirëpo, ajo tregoi se në një rast pjesë e videoklipit ka qenë një tjetër djalë i bukur, Koli dhe sipas Ermirës kjo ngjalli shumë thashetheme asokohe.

“Midis të tjerave është një çun i bukur atje që nuk është Aleksandri, në këngën: ‘Në njërën prej strehëve të një prej shtëpive..’ Jo të gjitha videoklipet janë bërë me Aleksandrin. Është Koli, janë miq tanët. Ndërsa, në pjesën më të madhe ka qenë Aleksandri në videoklipe. Në atë kohë, kur dola në videoklip me Kolin, u hapën fjalë, Ermira u nda nga Aleksandri. Këto ishin të zakonshme në atë kohë”, rrëfeu Babaliu për “Pushime On Top”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes