Pasi Rama dha ultimatumin e fortë, shkarkohet Shefi i Policisë së Sarandës (Emri+Foto)

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Syrja Bellaj është shkarkuar nga detyra me firmë të Kryepolicit Ardi Veliu. Ky i fundit ka mbledhur në zyrë në Tiranë prej mëngjesit të gjithë Shefat e Komisariateve.

Nuk dihet nëse Syrja Bellaj ka qenë prezent në mbledhje dhe shkarkimi i menjëherëshëm nga detyra i është komunikuar aty për aty, apo duke e ditur “fatin” e tij pas ultimatumit të Edi Ramës, ai nuk ka ardhur fare në Tiranë.

Syrja Belllaj do të zëvendësohet në këtë post nga Klodian Kondi.

Megjithatë, ky shkarkim i shefit të Policisë së Sarandës vjen një ditë pas ultimatumit të Edi Ramës për ngjarjen e ndodhur pak kohë më parë në qytetin bregdetar, ku u plagosur pronari i Club Orange Spiro Iljadhi dhe një turist shqiptaro-amerikan.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në një kohë që Club-i duhet të ishte mbyllur. Sipas Ramës, kjo ishte e patolerueshme dhe ai vetë i kishte kërkuar Ardi Veliut që gjithë zinxhiri komandues në Sarandë të shkarkohej nga detyra.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes