Princ Leka ditën e djeshme ka pritur në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Pric Leka bën me dije se kanë biseduar për miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.
“Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.
Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë,” shkuan Princ Leka në postimin e tij.
“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në shtëpinë tonë ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Biseda e ngrohte dhe e çiltër reflekton mardhënien e sinqertë të miqësisë mes dy vendeve tona. Në përfundim të takimit i prezantuam koleksionin e Adamidi Frashërit, si dëshmi të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore. Sigurisht në takim nuk mungoi as përshëndetja plot ëmbëlsi e bebe Geraldines❤️” shkruan Elia Zaharia në lidhje me takimin në një postim në Instagram.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!