Pasi u pyet për Melisën, Fationi jep komentin që i la pa fjalë të gjithë

Fationi dhe Melisa ishin dy prej personazheve më të komentuar në Përputhen. Por gjatë udhëtimit të tyre në “Përputhen” Fationi hodhi akuza të forta ndaj Melisës, ku siguronte se Melisa ishte në një lidhje me dikë tjetër dhe për këtë arsye e refuzoi në shumë takime dhe i dha fund raportit që kishte me të.

Në shumë intervista ku ishte i ftuar teksa pyetej për Melisën, shprehej se ajo ishte shumë dinake dhe mashtruese dhe në pyetjen se kë do të pështynte në fytyrë po ta shihte, Fationi përmendi emrin e Melisës.

Mirëpo pas daljes nga Përputhen duket se gjërat janë qetësuar mes dyshes dhe tanimë Fationi ka një tjetër mendim për Melisën.

Në një intervistë për “Natë Vere”, Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.

“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”, tha Fationi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes