Categories: Lajme

“PD i humbi zgjedhjet”, deputeti Mark Marku pranon 25 prillin: Blerja e votave nuk e justifikon faktin se pse s’fituam

Deputeti i zgjedhur i PD-së, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun e Lezhës, Mark Marku deklaroi se demokratët i humbën zgjedhjet e 25 prillit.

Ai deklaroi për ‘Kjo javë” në ‘News24’ se humbja shihet nga fakti që nuk janë në pushtet, ndërsa shtoi se fakti që nuk fituan nuk e justifikon blerja e votave.

Ju folët qartë se; ‘nëse u vodhën dy herë, duhet të ndihemi përgjegjës’. Ju pranoni humbjen në zgjedhjet e 25 prillit?

Marku: Patjetër që i kemi humbur, nuk jemi në pushtet. Nëse të vjedh dikush, ke humbur diçka. Ka pasur vjedhje masive, por ne e dinim. Unë e dija që në Lezhë qeveria kishte dhënë para pa fund, apo administrata po blinte vota, apo grupet kr iminale ishin të interesuara që PS të mbante pushtetin. S’shkova unë se në popullin e Lezhës situata ishte rozë. Por kur merr përsipër të drejtosh një aksion politik të një force politike, siç e mori dhe zoti Basha, ti duhet të marrësh parasysh faktin se ke përgjegjësi, pavarësisht se çfarë bënë kundërshtari. Duhet të ketë strategji të qarta, bindjen, taktikat.

Unë isha i bindur. Aty më thonin; kanë hedhur para për tërmetin. Unë i thoja; po i kanë hedhur, por njerëzit përveç këtyre shtëpive që duan të riparojnë, kanë dhe interesa të tjera dhe fshatra jonë do të përqendrohet në mënyrë të segmentizuar për probleme që ata kanë. Duke iu ofruar dhe një miniprogram dhe duke komunikuar me ta. Duke krijuar besueshmëri. E njëjta situatë ka qenë kudo. Në Lezhë janë blerë vota. Situatë e tillë ka qenë kudo, por morëm përsipër se pavarësisht kësaj, duke ditur se kush ishte Rama dhe se si do funksiononte qeveria, morëm përgjegjësin të bënim një fushatë për të bërë ndryshimin. Ky është fakt që ka pasur blerje masive të votave, por kjo nuk është arsye se pse nuk fituam.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

8 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

9 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

11 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

11 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

12 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago